David Cameron diagnostifikohet me kancer të prostatës, tregon si e zbuloi sëmundjen

24/11/2025 10:29

Në një intervistë të fundit, David Cameron tregoi se si një mesazh nga gruaja e tij pas një interviste të Nick Jones, themelues i Soho House, e shtyu të bënte një test PSA në vitin 2022.

Testi zbuloi shenja shqetësuese dhe më pas biopsia konfirmoi kancerin e prostatës. Cameron tregon se të dëgjonte për diagnozën ishte i vështirë, por vendosi të vepronte shpejt, sidomos pasi vëllai i tij kishte ndërruar jetë nga kanceri në pankreas në të njëjtën moshë.

Ai zgjodhi një trajtim minimalisht invaziv të quajtur terapi fokale, e cila shkatërron qelizat kancerogjene pa dëmtuar zonat përreth. Sipas tij, trajtimi funksionoi dhe skanimi pasues tregoi rezultate shumë të mira.

Cameron tani po i bashkohet thirrjes së “Prostate Cancer Research” që depistimi t’u ofrohet burrave me rrezik të lartë, pasi teknologjitë e reja – si MRI dhe testet gjenetike – e bëjnë depistimin më të saktë dhe me më pak rreziqe. Ai pranon se ka debate rreth testimit masiv, por mendon se koha ka ardhur për të rivlerësuar qasjen e NHS.

Ai thekson se burrat shpesh shmangin bisedat për shëndetin e tyre, por shpreson se rrëfimi i tij do t’i nxisë të tjerët të informohen dhe, nëse duhet, të kontrollohen.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta