Lara Colturi shkëlqen sërish në pistën e skive. Skiatorja italiane që garon për Shqipërinë në Kupën e Botës në Skitë Alpine, u rendit në vendin e dytë në zbritjen e parë në garën e Slalomit, në ndalesën e radhës, në Gurgl të Austrisë, një vend ku 19 vjecarja ka shumë kujtime duke qenë se vitin e kaluar këtu ajo regjistroi podiumin e parë.

Lara Colturi e mbylli garimin e saj në zbritjen e parë të kësaj disipline me kohën 54 sekonda e 53 të qintat dhe më mirë se ajo bëri vetëm legjenda amerikane e skive Mikaela Shiffrin që e fitoi këtë zbritje të parë me kohën 53 sekonda e 22 të qintat, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit zvicerania Camille Rast.

Në orën 13:30 do të jetë zbritja e dytë e kësaj gare me Lara Colturin që mund të sigurojë një tjetër podium në këtë edicion të Kupës së Botës në Skitë Alpine

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta