“Kemi përparuar”/ Rubio pas bisedimeve me diplomatët europianë e ukrainas: Takimi i sotëm më i rëndësishmi dhe më produktivi

23/11/2025 18:17

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio pas takimit me diplomatët europianë dhe ata ukrainas tha se bisedimet e sotme ishin më të rëndësishmet dhe më produktivet që janë mbajtur ndonjëherë.

“Takimet e sotme ishin takimet më produktive dhe më të rëndësishme deri më tani në të gjithë këtë proces që kur jemi përfshirë”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nga Gjeneva, ku po zhvilloheshin bisedime mbi Ukrainën.

Ai shtoi se kishte ende shumë për të bërë dhe se mund të ketë zhvillime të mëtejshme më vonë.

“Kemi një punë shumë të mirë që është bazuar tashmë në pikëpamjet e të gjithë palëve të interesuara përkatëse dhe kemi qenë në gjendje t’i shqyrtojmë disa nga këto çështje tani, një nga një. Dhe mendoj se kemi bërë përparim të mirë. Ekipet tona tani janë tërhequr në dhomat e tyre ndërsa punojmë me disa nga propozimet që na janë paraqitur”, përfundoi Rubio.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta