U akuzua për abuzim seksual/ 16-vjeçari hidhet mbi shinat e trenit, humb jetën tragjikisht bashkë me shokun që tentoi ta shpëtonte
Pakistan Airlines po regjistron një trend në rritje të “zhdukjeve” të anëtarëve të ekuipazhit të tyre në Kanada.
Një asistente fluturimi, incidenti i tretë i tillë brenda një viti, nuk hipi në fluturimin Toronto-Lahore të planifikuar për 19 nëntor.
Sipas PIA-s (Pakistan International Airlines), asistentja e fluturimit nuk u paraqitën në detyrë në fluturimin e kthimit. Kur u kontaktua nga menaxhmenti i linjës ajrore, ajo përmendi shëndetin e dobët si arsye të mungesës.
Një zëdhënës i PIA-s tha se rasti është nën hetim: “Do të merren masa të departamentit kundër asistentes së fluturimit në rast të zhdukjes së paligjshme”, tha zëdhënësi. Rasti i asistentes të fluturimit i shtohet listës në rritje të anëtarëve të ekuipazhit të PIA-s që kanë përdorur ndalesat në Kanada si një mundësi për t’u arratisur, duke përmendur shpesh presionet ekonomike dhe rrugët e azilit të vendit si motive.
Zhdukjet e anëtarëve të ekuipazhit të PIA-s në Kanada janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. Në tetor 2024, një anëtar i ekuipazhit të kabinës me bazë në Islamabad u zhduk gjatë një ndalese në Toronto.
Në mars të vitit 2024, një asistente fluturimi 47-vjeçare e PIA-s u zhduk në mënyrë të ngjashme në Kanada.
Në shkurt të vitit 2024, një anëtar tjetër i ekuipazhit që mbërriti në Toronto nga Islamabadi nuk u paraqit për fluturimin e kthimit.
PIA raportoi se tetë anëtarë të ekuipazhit u zhdukën në Kanada midis viteve 2022 dhe 2023, një rritje që zyrtarët e lidhën me politikat relativisht liberale të azilit të Kanadasë.
Deri në fillim të vitit 2024, totali ishte rritur në 10, përfshirë dy asistente të tjera fluturimi, të cilat të dyja u zhdukën në shkurt të vitit 2024.
Top Channel