Humb jetë një person nga gripi i shpendëve në Uashington, rasti i parë i variantit të ri H5N5
Shtatë truprojat e kryebashkiakut meksikan Carlos Manzo janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e tij, njoftoi prokuroria.
Zyrtarët thanë se truprojat, të cilët ishin oficerë aktivë policie, dyshohen për përfshirje në “vrasje të rëndë”. Autori i dyshuar i sulmit ishte një 17-vjeçar, i cili më pas u vra nga vetë truprojat e Manzos, ndërsa autoritetet dyshojnë se pas ngjarjes qëndronte krimi i organizuar.
Vrasja ndodhi gjatë një aktiviteti publik dhe shkaktoi tronditje të madhe në Meksikë, duke nxitur protesta kundër qeverisë. Forcat federale u dërguan për të forcuar sigurinë në Michoacán.
Manzo, 40 vjeç, ishte i njohur për qëndrimin e tij të ashpër ndaj grupeve kriminale dhe karteleve të drogës. Ai kishte më shumë se një vit që shërbente si kryebashkiak i qytetit Uruapan.
Derisa u arrestuan, shtatë truprojat vazhdonin të ishin në detyrë dhe siguronin mbrojtjen e të vesë së tij, Grecia Quiroz, e cila u emërua kryebashkiake e re nga Kongresi i shtetit.
Top Channel