Abuzim tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Balluku dhe 2 vartësit sot para GJKKO, do të njihen me masat e sigurisë

22/11/2025 08:02

Zv.kryeministrja dhe njëherazi ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku do të paraqitet sot, në orën 09:00, në GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë pasi u mor e pandehur me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Deri në këto momente kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli janë paraqitur në GJKKO, ndërsa Balluku përfaqësohet në këtë seancë nga motra e saj avokate, Pamela Qirko.

GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta