Greqia miraton buxhetin për vitin 2026 me 159 vota pro, kritika të ashpra nga opozita
Një përpjekje për vjedhje në një banesë në Drimo, pranë Selanikut, përfundoi keq për dy hajdutët, të cilët u lënduan rëndë duke rënë nga ballkoni teksa tentonin për t’u larguar.
Sipas policisë, dy autorët kishin hyrë në një apartament në katin e parë dhe kishin marrë bizhuteri, dy telefona celularë, sende personale dhe 615 euro. Në momentin e vjedhjes, pronari i banesës u kthye papritmas dhe i zbuloi.
Hajdutët tentuan të largoheshin nga ballkoni, por ranë nga një lartësi rreth 6 metrash, duke u lënduar. Një video e transmetuar mediat greke tregoi momentet pas rënies, ndërhyrjen e ekipit të shpëtimit dhe ndihmën e parë që iu dha nga vetë pronari.
Të dy u dërguan në spitalin “Papageorgiou” të Selanikut, ku po trajtohen. Njëri prej tyre ka lëndime më serioze, ndërsa tjetri është më lehtë i plagosur.
Ndërkohë, autoritetet po kërkojnë një bashkëpunëtor të tretë, i cili besohet se i priste ata në një makinë të parkuar dhe ka arritur të largohet.
Top Channel