Napoli largon fantazmat, rikthehet te suksesi pasi mposhti Atalantën

22/11/2025 23:19

Napoli largon fantazmat e ditëve të fundit dhe rikthehet te fitorja në Serie A. Skuadra e Antonio Conte mposhti Atalantën me rezultatin 3-1 në ndeshjen e javës së 12 të Serisë A dhe kthehet në krye të klasifikimit të paktën për një natë.

Në Maradona Stadium, Napoli e nisi vrullshëm ndeshjen dhe i mbyll llogaritë e saj praktikisht që në pjesën e parë. Neres ishte i papërmbajtshëm në këtë përballje shënoi dy prej golave të skuadrës së tij. Në fillim Neres shënoi në minutën e 17 duke i dhënë avantazhin Napolit. Në minutën e 38 ai gjeti sërish rrugën e rrjetës duke i cuar shifrat në 2-0. Pak para mbylljes së pjesës së parë, Lang shënoi edhe golin e tretë për Napolin që shkoi në pushimin e ndeshjes me avantazhin 3-0.

Në pjesën e dytë, gjërat ndryshuan teksa Scamacca hyri në fushën e lojës për Atalantën me futbollistin që në minutën e 53 shkurtoi diferencën me një gjuajtje fluturimthi në kthesë. Një gol që i dha moral skuadrës së Palladinos që kërkoi të ndryshojë gjërat në rezultat por pa sukses ndeshja u mbyll 3-1 për Napolin që tani pret rezultatet e Cremonese-Roma dhe derbit të Milanos, Inter-Milan. Përsa i përket Atalantës, skuadra bergamaske mbetet shumë larg zonës evropiane.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta