Humbi një ditë më parë, gjendet e mbytur 76-vjeçarja në Devoll
22/11/2025 09:31
Një 76-vjeçare nga fshati Proger në Devoll, e raportuar e humbur që prej mëngjesit të datës 21 nëntor, është gjetur e mbytur nga strukturat e kërkim-shpëtimit.
Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale, pasi djali i saj kishte sinjalizuar ditën e djeshme për largimin e të ëmës nga banesa.
Sipas familjarëve, e moshuara vuante nga demenca, çka dyshohet të ketë ndikuar në largimin e saj nga shtëpia.
Ndërkohë, autoritetet njoftojnë se situata në qark paraqitet më e qëndrueshme këtë mëngjes, pasi gjatë natës nuk ka pasur reshje të tjera. Pritet një përditësim më i detajuar nga institucionet përgjegjëse në orët në vijim.
Top Channel