Humb jetë një person nga gripi i shpendëve në Uashington, rasti i parë i variantit të ri H5N5
Kompanitë kryesore ajrore janë paralajmëruar për një “situatë potencialisht të rrezikshme” kur fluturojnë mbi Venezuelë.
Paralajmërimi i Administratës Federale të Aviacionit (FAA) në SHBA vjen vetëm disa ditë pasi aeroplanmbajtësja më e madhe e marinës amerikane, USS Gerald R Ford, mbërriti në Detin e Karaibeve, në atë që është interpretuar si një shfaqje e fuqisë ushtarake dhe një kërcënim i mundshëm për regjimin e Nicolas Maduro të Venezuelës.
Administrata ka kryer një seri sulmesh ndaj anijeve të vogla në Detin e Karaibeve dhe në Oqeanin Paqësor lindor, të cilat i akuzon për transportimin e drogës në SHBA, duke vrarë mbi 80 persona që nga fillimi i fushatës në fillim të shtatorit.
Donald Trump ka lënë të kuptohet se veprimi ushtarak do të zgjerohet përtej sulmeve nga deti, duke thënë se SHBA-të do të “ndalojnë drogën që vjen nga toka”. Megjithatë, qeveria amerikane nuk ka publikuar asnjë provë për të mbështetur pohimet e saj se ata që u vranë në anije ishin “narkoterroristë”.
Njoftimi i FAA-s përmendi “përkeqësimin e situatës së sigurisë dhe rritjen e aktivitetit ushtarak në ose përreth Venezuelës” dhe tha se kërcënimet mund të paraqesin rreziqe për aeroplanët në të gjitha lartësitë.
Ka pasur një grumbullim të madh të forcave ushtarake amerikane në rajon në muajt e fundit, duke përfshirë të paktën tetë anije të tjera luftarake dhe aeroplanë F-35.
Top Channel