Vrasja e kryebashkiakut meksikan Carlos Manzo/ Arrestohen 7 truprojat e tij, zbulohet roli i tyre
Një i infektuar me gripin e shpendëve H5N5 në Uashington ka humbur jetën njoftoi sot Departamenti amerikan i Shëndetësisë.
Ky është rasti i parë i konfirmuar i këtij varianti të gripit te një njeri në botë. Viktima ishte një person i moshuar me probleme shëndetësore ekzistuese dhe ishte shtruar në spital në King County që nga fillimi i nëntorit, njoftoi departamenti.
“Testimi në Laboratorin e Virologjisë Klinike të Universitetit të Uashingtonit identifikoi virusin si H5N5, i cili është infeksioni i parë i regjistruar te njeriu me këtë variant në botë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) konfirmuan rezultatin”, thuhet në deklaratë.
Autoritetet shëndetësore thonë se rreziku i përgjithshëm mbetet i ulët dhe se asnjë person tjetër i lidhur me rastin nuk ka rezultuar pozitiv për gripin e shpendëve.
Zyrtarët po vazhdojnë të monitorojnë këdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me pacientin për të përjashtuar përhapjen e mundshme të virusit nga njeriu te njeriu.
Top Channel