“Art mbi tapete”/ Tradita mijëvjeçare e endjes në një ekspozitë në Galerinë e Arteve

22/11/2025 12:34

Art mbi tapete, një ekspozitë e veçantë ku ndërthuren traditat mijëravjeçare të endjes me artin bashkëkohor është çelur në Galerinë e Arteve në Tiranë.

Veprat e pesë artizanëve nga Azerbajxhani dhe mjeshtrit Xhevahir Kolgjini krijojnë një atmosferë të ngrohtë në galeri, ku qilimat krijojnë një medium të gjallë, poetik dhe bashkëkohor.

Kjo ekspozitë muzeale është kuruar nga drejtoresha e galerisë, që tregon si lindi ideja për të sjellë këto krijime të artit të endjes, me qëllimin për të nderuar vazhdimësinë e traditës dhe fuqinë krijuese që i jep formë.

 “Kur shkova në Baku majin e kaluar, në kuadër të një festivali që bëjnë për qilimat, u njoha me artistët që prezantohen këtu, F𝐚𝐢𝐠 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐝, 𝐀𝐢𝐝𝐚𝐧 𝐒𝐚𝐥𝐚𝐤𝐡𝐨𝐯𝐚, që sapo kishte inauguruar këtë vepër që ne shohim”, shprehet kuratorja, drejtoresha e Galerisë së Artit, Tiranë, Edit Pula.

“Qoftë e shëndetshme dora që krijon” është titulli i ekspozitës që nderon duart që krijojnë. Teksa eksploron në galeri, tërheq vëmendjen krijimi i guximshëm i Faik Ahmed, ku fijet dhe ngjyrat dalin jashtë formës dhe marrin një tjetër dimension.

Kuratorja shton: “Lëvizshmëria, dimensioni, volume janë karakteristika të këtij artisti. Ka vepra monumentale të jashtëzakonshme”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për plot dy muaj, deri në 20 janar në Galerinë e Artit.

“Duke dashur edhe t’i japim kohë vizitorëve të komunitetit, të rajonit, turistëve, në këtë galerinë tonë të vogël është një produkt që do të jetë pjesë e të gjithë sezonit dimëror”, thotë Pula.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta