“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e BE”, Kos: Reformat nuk janë të lehta, por…

21/11/2025 12:43

Tirana priti sot samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor ndanë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik drejt Bashkimit Europian.

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, komisionerja për zgjerimin në BE, Marta Kos, u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e BE, ndërsa theksoi ‘me të drejta të plota’.

Përshëndetje miq. Tashmë kemi arritur mes periudhës 4-vjeçare të planit të rritjes dhe faleminderit kryeministër që e keni  bërë këtë plan të ecë përpara. E kam kënaqësi të kthehem në Tiranë për të mbështetur jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Ballkanin Perëndimor.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do duhet të bëhen pjesë e BE me të drejta të plota. Pra le të përqendrohemi i mund të përshpejtojmë punë. Në qershor ne do të kemi skadimin e periudhës tranzitore për reformat dhe ndaj u bëj thirrje drejtuesve të rajoneve që të punojnë më fortë për reformat, ne nuk kemi më tarifa shtesë për thirrjet ndërkombëtare në BE, pse duhet të keni ju?

Sot, komisioni dhe Banka Botërore shkëmbyen një letër shkëmbimi për të ecur para. Kjo do të sjellë përfitime për qytetarët dhe bizneset. Reformat nuk janë të lehta, por përgatisin ekonomitë tuaja për tregun e përbashkët. Ky është proces transformimi dhe sjell mundësinë që të trajtoheni si shtet anëtarë.

Ne e përshkruajmë Shqipërinë dhe Malin e zi si vende pararojë. Sa më shumë të afroheni, aq më shumë kureshtarë bëhen qytetarët e vendeve anëtare. Von der Lyen më tha që ishte këtu dhe sa mbresa i kishin ,lënë asaj diskutime që ishin bërë në këtë konferenca.

Në fund më lejoni të them që na lejohen dhe dy vite të tjera që të përgatisim terrenin për anëtarësimin tuaj në BE dhe duhet të punojmë fort për ta bërë këtë realitet.”, u shpreh ajo.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta