Lumi Shkumbin del nga shtrati në Mirakë të Elbasanit, dëmtohet muri mbrojtës i një biznesi dhe kanali vaditës 12 persona janë arrestuar në Durrës, mes tyre edhe “koka” e grupit, të cilët shisnin lënë ndarkotike pranë gjimnazeve.
Bëhet fjalë për Fabrizzio Asllanaj, Blerim Oshafi, Aurel Prendi, Elkid Shehu, Taulant Dervishi, Fatmir Canollari, Greg Kamberi Indrit Hadja, Sulejman Shahaj, Indrit Dakavelli, Mariglen Keçi dhe Vladimir Shehu.
Fabrizzio Asllanaj, 30 vjeç është i dyshuar si organizator. Në ngarkim të tij janë vendosur gjithashtu veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 180 doza kokainë me peshë totale 100 gramë; 620 doza lëndë narkotike marijuanë me peshë totale 1.25 kilogramë; 2 peshore elektronike; 16 telefona celularë; 3 armë të ftohta (thika); 1 përforcues grushti dhe fishekë luftarakë.
Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike në afërsi apo pranë shkollave (gjimnazeve) të qytetit të Durrësit.
Materialet procedurale, në ngarkim të personave të mësipërm, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale.
Top Channel