Sherr mes kushërinjve në Kukës, dy vëllezër shpallen në kërkim pasi dhunuan familjarët
Prurjet e mëdha të lumit Vjosë pas reshjeve të dendura kanë krijuar probleme serioze në disa zona përreth.
Në orën 06:00 të mëngjesit, niveli i lumit arriti pikën më të lartë prej 8.30 metrash, ndërsa deri në orën 10:00 ka nisur një rënie graduale me rreth 20 centimetra, duke zbritur në 8.10 metra.
Forcat e Armatosura dhe ekipet e Emergjencave Civile ndodhen në gatishmëri të plotë. Gjatë natës janë evakuuar 11 banesa në Novoselë dhe 3 të tjera në fshatin Fitore, për shkak të rrezikut të përmbytjes.
Kryeplaku i Novoselës, Ilia Moçka, deklaroi se 11 familje janë larguar nga zonat poshtë argjinaturës, ku disa toka bujqësore janë nën ujë. Situata paraqitet e rënduar edhe në një thertore të zonës, ku niveli i ujit ka arritur deri në 70 centimetra. Pronaret kërkojnë ndihmë të menjëhershme, veçanërisht ushqim për bagëtitë, pasi stoqet e ushqimit janë përmbytur së bashku me ambientet e punës.
Banorët që kanë ndjekur nga afër prurjet e lumit shprehen se niveli po bie gradualisht dhe shpresojnë që reshjet të mos rikthehen.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën nga afër dhe paralajmërojnë se rreziku nuk është kaluar plotësisht, duke u bërë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e ekipeve të emergjencës.
Top Channel