Vijojnë ende problemet nga moti i keq në qarkun e Vlorës.

Në vendin e quajtur Shkallë Qafë Botë dhe nga Karburanti në qendër të Konispolit rruga për shkak të inerteve që bien nga mali është e bllokuar dhe nuk kalohet.

Në Ksamil për shkak të reshjeve të shiut është përmbytur kati përdhe i banesës së shtetasit Qani Sinani banor i Ksamilit. Nga shërbimi zjarrfikës është bërë e mundur largimi i ujit nga banesa.

Në fshatin Vrion Bashkia Finiq është përmbytur banesa e shtetasit Dilaver Hyraj, kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse të Bashkia Finiq të cilët sqarojnë se është e pamundur largimi i ujit nga banesa pasi banesa ështe në një nivel me ujin, personat janë larguar nga banesa.

Në fshatin Metoq Bashkia Sarandë është përmbytur banesa e shtetasit Vaso Çipa.Nga shërbimi zjarrfikës është bërë e mundur largimi i ujit nga banesa.

Në aksi rrugor Sarandë – Shijan ështe bllokuar rruga në fshatin Shelegar, pasi lumi Kalase ka dalë nga shtrati dhe kalimi i mjeteve behet nga aksi rrugor Vrio – Finiq – Shijan.

Në fshatin Çukë Bashkia Sarande për shkak të reshjeve është dëmtuar argjinatura e lumit Bistricë dhe uji ështe afruar banesave, nuk ka persona të lënduar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta