Pamje dramatike nga fshati Metoq në Sarandë/ TCH sjell videot me dron, banesa të përmbytura, bagëtitë në rrezik
21/11/2025 12:07
Situatë dramatike në jug të vendit si pasojë e reshjeve të natës.
Lumi Bistricë ka vërshuar edhe në zonën e Palit, pranë urës së Metoqit, duke përmbytur magazina bujqësore dhe disa banesa.
Dëmet materiale vlerësohen si shumë të mëdha. Sikurse duket nga pamjet e kapura me dron nga operatori Elvis Ballo, disa banesa janë përmbytur, ndërsa në rrezik janë bagëtitë.
Situata është kritike edhe në Shalës të Konispolit, ku lumi Pavlla ka dalë nga shtrati te ura e Vilës. Si pasojë e përmbytjeve, 6 fshatra të njësisë administrative Markat janë të izoluar.
Top Channel