Operacion ndërkombëtar kundër trafikimit të artefakteve me vlerë 870 mln euro. Kontroll edhe në Shqipëri, SPAK pjesë e aksionit ku arrestuan 35 persona

21/11/2025 12:31

Rreth 870 milionë euro dyshohet se është vlera e objekteve kulturore dhe artefakteve të vjedhura në disa vende të Europës nga një grup kriminal prej 35 personash që drejtoheshin nga bullgarët.

Në një operacion të Eurojust të shtrirë në 6 vende, përfshi edhe Shqipërinë, u arrestuan të dyshuarit si edhe u ushtrua kontroll në mbi 125 vende për të rikuperuar mbi 3 000 objekte me një vlerë të vlerësuar prej mbi 100 milionë eurosh.

Grupi kriminal i përbërë prej 35 personash që drejtohej nga bullgarët ka dyshime të arsyeshme se ka kryer vjedhje të objekteve kulturore dhe artefakteve në Shqipëri, për të cilat është ndihmuar nga persona shqiptarë. Për identifikimin e tyre, hetimet po i kryen SPAK, si dhe për të gjetur bazën se ku këto sende me vlerë ruheshin për t’u trafikuar ilegalisht drejt Bullgarisë.

Hetimet për këtë rast nisën 5 vite më parë, ku në një shtëpi në Bullgari, në vitin 2020, autoritetet sekuestruan 7 000 objekte kulturore me vlerë të rëndësishme historike. Koleksioni i sendeve të vjedhura përfshin maska, pajisje ushtarake, bizhuteri, vazo dhe kupa nga qytetërimet trake dhe greko-romake, disa prej të cilave datojnë që nga viti 2 000 para Krishtit. Grupi kriminal kishte në zotërim dokumentacion të dyshimtë për disa nga objektet, të lëshuar nga shtëpi ankandi dhe galeri arti në të gjithë botën, kryesisht në Francë, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB