Emri/ Në kërkim nga autoritetet belge për trafik droge, pranga 39-vjeçarit shqiptar në Greqi
Reshjet e pandërprera të orëve të fundit dhe prurjet e larta të lumenjve kanë shkaktuar probleme në qarkun e Elbasanit.
Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në fshatin Mirakë, pranë një biznesi privat, duke shembur një pjesë të murit mbrojtës të objektit. Për pasojë, është dëmtuar edhe kanali i furnizimit me ujë vaditës të fshatit, duke krijuar vështirësi për banorët dhe fermerët e zonës.
Ndërkohë, gjatë natës është raportuar edhe rënie gurësh në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, pranë kthesave të Murrashit. Kompania nënkontraktore ka ndërhyrë menjëherë për pastrimin e rrugës dhe qarkullimi është normalizuar.
Në fshatin Sovjan gjatë orëve të para të mëngjesit uji ka depërtuar në dhjetëra banesa. Dëme po ashtu ka pasur në zahiretë dhe gjënë e gjallë. Sipas banorëve uji ka hyrë në oborret dhe katet e para të shtëpive dhe ata janë detyruar të dalin jashtë prej orës 3 të mëngjesit ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të normalizuar situatën.
Në Lumalas janë përmbytur tokat, disa banesa dhe magazina.
Sipas kryeplakut të fshatit përveç faktorit kohë ka ndikuar dhe faktori njeri sepse nuk janë hapur portat. Sipas tyre dëmi përllogaritet rreth 2 mln lekë.
Autoritetet lokale po monitorojnë situatën, pasi reshjet pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme.
Top Channel