LIVE/ Nis samiti në Tiranë, kryeministri Rama pret komisioneren Marta Kos dhe homologun Kurti dhe ambasadorin Gonzato
21/11/2025 09:33
Këtë të premte, Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.
Kryeministri Edi Rama sapo ka pritur komisioneren për Zgjerim, Marta Kos.
Pas saj mbërriti edhe kryeministrja e Bosnje-Hercegovinës si dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Ndërkohë kreu i qeverisë po pret të mbërrijnë edhe liderët e Ballkanit Perëndimor.
Top Channel