Fieri në alarm nga prurjet e Vjosës, niveli i lumit arrin kufirin kritik, evokohet një familje

21/11/2025 09:33

Qarku i Fierit po përballet me një situatë të vështirë për shkak të prurjeve të larta të lumenjve, kryesisht Vjosës, e cila ka arritur nivelin kritik prej 7.3 metrash në urën e Mifolit.

Ndërkohë, daljet nga shtrati të lumenjve dhe prania e ujit në disa zona bujqësore dhe banesa brenda argjinaturave po mbajnë në gatishmëri të plotë autoritetet vendore dhe Forcat e Armatosura.

Një familje me dy anëtarë janë evakuuar në fshatin Cerven.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për çdo ndërhyrje të mundshme.

Si paraqitet situata

– Niveli i prurjeve vazhdon në pikën kritike duke shkuar në 7.3 m, matja nga krahu i Fieri të urës së Mifolit.
– Lumi Vjosë ka dalje nga shtrati në fshatrat Kashisht-Cerven-Ferras por brenda argjinaturave.
– Fuqia tërheqse e detit ka rëne, c’ka vështirson shkarkimin e ujit në det
– Kemi prezencë uji ne tokat bujqësore në fshatrat Kashisht dhe Çerven, në një sipërfaqe prej 50-60 ha.
– Kemi një familje me dy antarë të evaukuar në fshatin Cerven
– Kemi prezencë uji, në oborret e 30 ndërtesave në fshatin (Kashisht 5)-(Cerven 4)- (Ferras 21), banesa që ndodhen brenda argjinaturës.
– Si mase paraprake, ka stakime të pompave në stacionin e ujit te pishjëm në Kafaraj, nga ku bëhet furnizimi me ujë i qytetit të Fierit.
– Ka prurje të larta edhe në lumin Seman, i cili në fshatin në fshatin Kallm, ka dalë nga shtrati por brenda argjinaturave. Në këtë zonë, nuk ka banesa të rrezikura.

Deri ne ne keto momente nuk kemi te njerez te lenduar.
Strukturat vendore dhe ato te Forcave të Armatosura janë në terren për çdo situat të mundshme evakuimi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta