Vijojnë dorëheqjet në BBC, pas largimit të drejtuesve anëtari i bordit heq dorë nga detyra
Tre fëmijët e Nathan Trevallion dhe Catherine Birmingham janë vendosur nën kujdesin e shërbimeve sociale italiane, pas një vendimi nga gjykata e të miturve në L’Aquila.
Fëmijët, një vajzë 8-vjeçare dhe vëllezërit e saj binjakë 6-vjeçarë, u larguan nga shtëpia e izoluar e familjes në rajonin e Abruzzos në Italinë qendrore të enjten në mbrëmje (21/11).
Fëmijët u dërguan në një qendër strehimi në Vasto, një qytet në bregdetin e Adriatikut. Autoritetet lejuan nënën e tyre të bashkohej me ta, me kusht që të jetonte në një banesë të veçantë, pas ndërmjetësimit midis avokatit të familjes dhe punonjësve socialë.
🇮🇹 Nathan Trevallion and his family live ‘off-grid’ in an Italian farmhouse but social services accuse the couple of ‘parental negligence’
The Italian authorities are threatening to take the children away and place them in care
Watch and read the full story ⬇️… pic.twitter.com/xh41zl7V9C
— The Telegraph (@Telegraph) November 14, 2025
Stili i izoluar i jetesës së familjes
Nathan Trevallon, një ish-kuzhinier nga Bristoli dhe gruaja e tij australiane, Catherine Birmingham, jetonin me tre fëmijët e tyre në një shtëpi ferme të rrënuar që e kishin blerë në vitin 2021 në rajonin e Abrucos, me qëllim që të jetonin jashtë rrjetit elektrik. Ata rrisin kafshë të ndryshme dhe mbijetojnë kryesisht me fruta dhe perime që i kultivojnë vetë.

Shtëpia e tyre, e cila është gjashtë milje larg fshatit më të afërt, nuk ka qasje në energji elektrike ose ujë të rrjedhshëm. Familja përdor energji diellore për të gjeneruar energji elektrike dhe një pus për ujë.
Në shtator 2024, autoritetet u thirrën në fermë pasi familja shfaqi simptoma të helmimit nga kërpudhat që kishin ngrënë. Trevallion dhe Birmingham pohojnë se fëmijët janë të shëndetshëm dhe se nuk ka prova abuzimi, megjithatë, prokurorët vendas kanë argumentuar se fëmijët janë në rrezik për shkak të stilit të tyre të jetesës së izoluar dhe mungesës së kujdesit shëndetësor.
Familja, sipas autoriteteve, nuk ka qasje në kujdes të duhur mjekësor dhe fëmijët shkollohen në shtëpi.
Catherine Birmingham, duke folur për mediat, tha se policia “e frikësoi dhe e ngacmoi” familjen e saj, duke i kërcënuar se do t’ua merrte fëmijët dhe duke i detyruar të largoheshin nga shtëpia tri herë. “Ata panë që ne jetonim të izoluar dhe e përshkruan shtëpinë tonë si një vend të rrënuar. Fëmijët ishin të traumatizuar psikologjikisht”, tha ajo për Telegraph.
Avokati i familjes theksoi se fëmijët janë “absolutisht të shëndetshëm” dhe në gjendje më të mirë fizike si shumica e fëmijëve. “Nuk ka shenja abuzimi”, tha ai.
Mbështetje nga rrjetet sociale
Rasti i tyre ka marrë një vëmendje të gjerë mediatike në Itali, me më shumë se 33,000 njerëz që kanë nënshkruar një peticion online duke kërkuar që autoritetet të lejojnë familjen të vazhdojë të jetojë jashtë rrjetit elektrik, në një mjedis të izoluar.
“Njerëz të mirë që nuk kanë bërë asgjë të gabuar, por janë në rrezik të shtypen nga sistemi, i cili persekuton padrejtësisht këtë familje të mrekullueshme dhe kërcënon t’ua marrë fëmijët!” thuhet në peticion. Në një deklaratë për gjykatën, Nathan Trevallion dhe Catherine Birmingham thanë: “Ne e kemi ndryshuar me vetëdije jetën tonë për t’u siguruar fëmijëve tanë prindër që mund të jenë me ta në shtëpi, ushqim të pastër, ajër dhe ujë, si dhe një mjedis që jo vetëm është i dobishëm për zhvillimin e tyre mendor dhe fizik, por, më e rëndësishmja, u ofron atyre një lidhje. ”
Top Channel