Foto Ilustruese

Policia greke ka vënë në pranga Osmen Hoxhën, 39 vjeç nga Fieri, i cili ishte i shpallur në kërkim me një urdhër-arrest europian nga autoritetet belge.

Arrestimi u krye nga oficerët e Nëndrejtorisë së Narkotikëve të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar në Greqi.

Hoxha dyshohet të jetë pjesë e një organizate kriminale me bazë në Belgjikë, aktive në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, si dhe në kultivimin e plantacioneve të marijuanës dhe funksionimin e impianteve të përpunimit dhe riformulimit të drogës jashtë vendit.

Urdhër-arresti lidhet konkretisht me sekuestrimin e një kontejneri në portin e Antëerp në shtator 2024, që përmbante 500 kilogramë kokainë. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit kriminal.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta