Dhunuan 18-vjeçarin dhe kushërirën e tij, kapen tre të rinjtë e shpallur në kërkim, mes tyre një i mitur

21/11/2025 09:53
Foto ilustruese

Policia e Konispolit ka vënë në pranga tre të rinj të shpallur më herët në kërkim, të dyshuar për goditjen me mjete të forta të një 18-vjeçari.

Shtetasit me iniciale F. A., 18 vjeç, O. L., 19 vjeç dhe një i mitur 17-vjeçar—do të hetohen në gjendje të lirë për “Plagosje të lehtë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”, të kryera në bashkëpunim. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e autorit të fundit, N. D.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol, në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 13.11.2025, në Konispol, ku u godit me mjete të forta dhe u dëmtua shtetasi E. K., 18 vjeç, si dhe automjeti i tij, kapën shtetasit e shpallur në kërkim F. A., 18 vjeç, O. L., 19 vjeç, si edhe një shtetas të mitur 17 vjeç.
Pas konsultimit me Prokurorin e rastit, këta shtetas do të hetohen penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Vijon puna edhe për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit N. D.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme” thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta