Dëmtohet argjinatura e Bistricës në Çukë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore, probleme edhe në Konispol dhe Shalës

21/11/2025 08:34

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime serioze në argjinaturën e lumit Bistrica në zonën e Çukës, duke sjellë përmbytjen e qindra hektarëve tokë bujqësore.

Uji ka dalë nga shtrati dhe ka pushtuar tokat përreth, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës.

Situata paraqitet e rënduar edhe në Konispol dhe Shalës, ku përmbytjet kanë krijuar vështirësi në lëvizje dhe rrezik për banesat pranë zonave të ekspozuara.

Ndërkohë, si pasojë e reshjeve intensive, gjashtë fshatra të njësisë administrative Markat në Sarandë janë izoluar. Rrugët hyrëse janë bllokuar nga prurjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut, duke penguar qarkullimin e banorëve dhe të mjeteve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta