Dëme të mëdha nga reshjet e shiut, fermeri: Më janë mbytur 700 pula, ekonomia e familjes varet nga ky biznes

21/11/2025 11:17

Artan Zhiva fermer i zonës së Pirgut thotë se nga përmbytja ka dëme të mëdha.

Rreth 700 pula janë mbytur nga uji që ka vërshuar në fermën e tij ndërsa dëmi llogaritet mbi 10 milionë lekë.

Zhiva kërkon ndihmë pasi ekonomia e familjes së tij varet vetëm nga ky biznes.

Bllokimi i kanalit ka sjellë përmbytjen e fermës së Zhivës i cili thotë se bashkia Maliq nuk ka marrë asnjë masë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta