Demokratët i përgjigjen Trumpit me yllin argjentinas Lionel Messi, duke i futur dy yjet e futbollit edhe në garën politike
Analisti Arjan Curi është shprehur në “Top Story” se Delina Ibrahimaj mund të zëvendësoje Belinda Ballukun në postin e zv/kryeministrisë dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Ai e cilësoi Ibrahimaj si figurë teknike, ndonëse flitet edhe për emra të tjerë sipas tij.
“Balluku nuk është nga ato që kërkon mëshirë. Mund t’i ketë thënë lëre këtë muhabet tani, vazhdojmë ecin përpara. Nëse përpjekjet e Ramës për ta mbrojtur Ballukun nuk do i realizojë, ka një plan B. Janë 2-3 kandidatë që mund ta zëvendësojnë.
Njëra që përflitet më shumë është Delina Ibrahimaj, që e njeh pjesën e funksionimit ekonomik të Shqipërisë që mund të çojë përpara të gjitha këto investime. Zonja Ibrahimaj është një profil teknik dhe më pak politik. Ndër dy tre zonja, kjo është më e mundshmja në emrin e tij”-u shpreh Curi.
Për gazetarin Arbër Hitaj, kryeministri Rama do emërojë një njeri më “politik” për shkak të situatës, teksa përmendi Erion Braçen.
Top Channel