Veshjet e vjedhura në Greqi i shiste në dyqanin e tij në Tiranë, arrestohet pronarja, sekuestrohet malli

20/11/2025 10:36

Finalizohet si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të DVP Tiranë me Drejtorinë e Hetimit të Krimeve në DPPSh, operacioni policor i koduar “Outlet”.

Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSh, si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara për një rast të kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Outlet”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasja:

-E. K., 49 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit në subjektin tregtar që administronte kjo shtetase, në rrugën “Demneri”, Yzberisht, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme veshjesh të ndryshme, për të cilat ajo nuk dispononte dokumentacion doganor apo fatura blerjeje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta