Veliaj kërkoi leje për t’u takuar me monitoruesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KiE, SPAK: Nuk u specifikuan emrat e zyrtarëve

20/11/2025 17:28

SPAK ka refuzuar kërkesën e Erion Veliajt për të zhvilluar një takim zyrtar në ambientet e burgut të Durrësit me përfaqësuesit e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, gjatë vizitës së tyre në Shqipëri në datat 17-19 nëntor.

Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK sqaron se në kërkesën e tij kryebashkiaku Veliaj nuk ka specifikuar emrat e zyrtarëve që do të takonte, dhe kjo kërkesë i është refuzuar në mbështetje të ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Reagimi i SPAK:

Në përgjigje të kërkesave tuaja- Në datën 11.11.2025, përmes një kërkesë dërguar Prokurorisë së Posaçme, i pandehuri Erion Veliaj ka kërkuar lejimin e një takimi zyrtar me përfaqësues të Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, pa specifikuar emrat e tyre.
Prokuroria e Posaçme e ka refuzuar kërkesën e tij më datë 18.11.2025, duke e mbështetur në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” (nenet 49 pika 1 dhe 73 pika 1 dhe 2) dhe VKM nr. 209/2022.
Sjellim në vëmendjen tuaj, përkundër raportimeve në media, se në Prokurorinë e Posaçme nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga përfaqësuesit e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta