I riu që shikoni në video quhet Elton Zefi, një 32-vjeçar shqiptar që sot është temë e të gjitha mediave italiane.

Shumë e kanë quajtur hero, edhe për shkak të guximit që tregoi duke shpëtuar një jetë njerëzore.

Ngjarja ka ndodhur në Padova të Italisë, ku Zefi ishte i pranishëm në vendin e një aksidenti rrugor.

Pa hezituar, ai u hodh në një kanal me ujë, duke vënë në rrezik jetën e tij për të nxjerrë nga automjeti që po fundosej një biznesmen 85-vjeçar italian.

Falë ndërhyrjes së tij të shpejtë, i moshuari u shpëtua dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta