“Lejoni Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhje”, SPAK rrëzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës

20/11/2025 13:14

SPAK nuk e ka pranuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të lejuar Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen që do të mbahet nesër.  

Lajmi konfirmohet nga burime të Top News. Kërkesa ishte firmosur nga 22 anëtarë socialistë të këshillit, por edhe anëtarët demokratë ishin dakord, të cilët theksonin se pjesëmarrja e kryebashkiakut është e drejtë ligjore dhe e domosdoshme për çështjet që pritet të diskutohen, përfshirë prezantimin e drafteve, buxhetit dhe raportimeve vjetore.

Në dokument thuhej se autoritetet mund të lejojnë pjesëmarrjen fizike të Veliajt, ose, nëse kjo nuk është e mundur, të paktën të mundësojnë lidhjen online me videokonferencë.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta