Koncentrat i rrezikshëm nga Serbia/ AKU bllokon ngarkesën prej 167 kg të kontaminuar, do përdorej si ushqim për zogjtë

20/11/2025 19:50

Pas qindra tonëve misër për kafshë, të importuar nga Serbia, të cilat rezultuan me aflatoksinë, tashmë një tjetër produkt nga i njëjti vend del sërish i kontaminuar me aflatoksinë të tipit B1. Këtë herë bëhet fjalë për koncentratin për zogj që rriten për mish.

Sipas të dhënave zyrtare, sasia e produktit të kontaminuar është 167 kilogramë, pa lote të tjera në qarkullim.Aflatoksina B1 është një nga toksinat më të rrezikshme jo vetëm për shëndetin e kafshëve por edhe për njeriun, sepse kjo toksinë ka vetinë të kalojë në produkt dhe nuk shpërbëhet në asnjë proces përpunimi. Aflatoksinë, kategorizohet, si një nga toksinat më të rrezikshme për shëndetin tonë, konsumimi i produkteve më alftoksina mundtë shkaktojë dëmtim të përhershëm të trurit të njeriut, por gjithashtu cilësohet një toksinë që shkakton sëmundje tumorale.

“Prezenca e saj në kafshë transmetohet në produkt dhe  nga produkti tek njerëzit që sjell pasoja serioze për njerëzit: cerozë, nekrozë, kancer tek melçia pasi është toksinë dhe është mëlçia që goditet e para. Por ka edhe disa efekte anësore sepse ajo godet trurin  që lënë pasoja tek njerëzit”, tha mjeku veterinar, Ymer Elezi.

Fermeri serb edhe kësaj here ka gabuar jo në prodhimin e produktit, por në magazinimin e tij, pasi e ka ruajtur ushqimin në vendet me lagështirë, që për myqet janë ambienti ideal për tu krijuar.

“Në qoftë se drithërat mbahen në vende të freskëta pa lagështirë, sepse nëse ka lagështirë atherë duhet të përgatitemi të kemi myqe dhe aflatoksinë”, tha ai.

AKU, sasinë prej ushqimit të rrezikshëm për zogj e mbajti të bllokuar në pikën kufitare të Hanint të Hotit, pas rezultatit të analizave laboratorike  në ISUV, në bazë të marrëveshjes do të merret vendimi nëse ky produkt do të asgjesohet apo do të kthehen në vendin e origjinës, në Serbi.

Mostrat e mbledhura në kuadër të Planit Kombëtar, i janë nënshtruar analizës pranë  Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare .

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta