Emri/ Plagosja me thikë në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie për Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit, e dyshuar për ndihmën dhe dijeninë lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. SPAK ka ngritur akuza ndaj Agos për përkrahje të autorit të krimit, duke e konsideruar atë si një nga ndihmësit kryesorë të vrasësve.
Ajo u arrestua më 26 shkurt të këtij viti dhe aktualisht po mbahet në burgun e grave në Pogradec.
31-vjeçarja, ish-miss, ka mohuar çdo akuzë lidhur me përfshirjen e saj në vrasjen e Licit, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje me krimin.
Megjithatë, gjykata nuk ka pranuar mbrojtjen e saj dhe ka vendosur të vazhdojë masën e sigurisë ndaj saj, duke e transferuar në arrest shtëpie.
Kujtojmë se Safet Bajri u arrestua më 21 Shkurt 2025 pasi akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit.
Top Channel