Emri/ Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali 43-vjeçari në Fier
20/11/2025 08:40
Arrestohet në Fier një shtetas 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe u finalizua nën emrin “Operacionalja 74”.
I ndaluari, Elvis Ziu alias Renato Ziu, banues në Fier, ishte i kërkuar nga Gjykata e Caltanissetta-s në Itali, e cila më 1 shtator 2025 kishte lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzat:
Trafikim i lëndëve narkotike
Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal
Pas lokalizimit dhe kapjes së tij, 43-vjeçari u vu në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, ka nisur tashmë procedurat e ekstradimit.
Top Channel