Emrat/ Rrobat i vidhnin në Greqi dhe i shisnin në Tiranë, vihen në pranga 9 shqiptarë dhe 3 në kërkim në Athinë

20/11/2025 21:53

Një operacion i përbashkët i policisë greke dhe shqiptare çoi në arrestimin e 9 personave dhe shpalljen në kërkim të 3 të tjerëve, pjesë e një grupi kriminal që vidhte rroba nga dyqanet në Athinë dhe i shiste në një dyqan në Tiranë.

Grupi drejtohej nga 54-vjeçarja Oliota Lama 54-vjeçe dhe përfshinte anëtarë të familjes së saj. Autorët kryenin më shumë se një vjedhje në ditë, duke zgjedhur dyqane pa mekanizma mbrojtës ose duke përdorur pajisje speciale për heqjen e etiketave kundër vjedhjes.

Rrobat e vjedhura transportoheshin me autobus drejt Tiranës, ku shiteshin përmes dyqanit të grupit edhe përmes postimeve në Tiktok.

Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 71 mijë euro, një sasi e madhe rrobash të vjedhura, pajisje elektronike, magnetë anti-vjedhje dhe mjetet për heqjen e etiketave të sigurisë. Hetimit të Krimeve të Athinës, kanë zbuluar 14 vjedhje të dallueshme artikujsh disa dyqane.

Të arrestuarit në Greqi janë Oliota Lama, Sami Lama, Leonard Lama, Vangjeli Mesi, Elidon Kamberi, Bledar Ademi, Edmond Sava dhe Iliana Sava.

Ndërsa personat të arrestuar në Shqipëri, Estela Kapo, 49 vjeç. Ndëkohë në kërkim janë Ervin Lama, Enerik Kapo dhe Emiliana Ademi.

Policia vijon hetimet për kapjen e personave në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të këtij grupi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta