Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pozzallo të Italisë, ku një punëtor shqiptar 36-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në kantier ndërtimi.
Sipas raportimeve të mediave të italiane, 36-vjeçari u godit nga krahu mekanik i betonieres në momentin që po hidhte beton në çatinë e një objekti në ndërtim. Goditja ka qenë fatale, ndërsa një koleg i tij mbeti i plagosur rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendin e ngjarjes arritën dy ambulanca ku u dha ndihma e parë. 36-vjeçari, u dërgua me urgjencë në urgjencën e Spitalit Maggiore-Baglieri në Modica. Pavarësisht përpjekjeve, shqiptari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ndërkohë, autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse në kantier janë shkelur standardet e sigurisë në punë.
Top Channel