Demokratët i përgjigjen Trumpit me yllin argjentinas Lionel Messi, duke i futur dy yjet e futbollit edhe në garën politike
Media britanike ‘The Guardian’ i ka bërë jehonë përgjigjes së kryeministrit Edi Rama për ministren e Brendshme të Anglisë, pas planit për dëbimin e 700 familjeve shqiptare.
Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuco, i ftuar sot në ‘Top Story”, i ka cilësuar shqiptarët në Britani si ‘viktima’ dhe sipas tij kjo situatë është krijuar për shkak të presioneve politike dhe çështjeve të brendshme britanike.
“E paprovokuar. Është një kazus që merret sa herë është në vështirësi me çështjet e tyre të brendshme. Shqiptarët kanë ndikim minimal në Britani. Kjo e gjitha behet thjesht nga presione politike por shqiptarët unë i shoh si viktima në atë vend. Ka ksenofobi të pastë”, është shprehur Karamuco.
Ish-kreu i krimeve të rënda, Eugen Beci e komentoi këtë çështje duke e cilësuar situatën shumë paradoksale.
“E bënë paradoksale situatën. Edhe po pat element kriminal ato mund të mbahen në kontroll. Gjithmonë autoritetet shqiptare kanë qenë të gatshëm ti ekstradojnë. Gjithmonë kemi qenë në ndihmë të elementëve kriminal që mos të bëhen barrë në shtetin anglez. Është e pashpjegueshme”, tha Beci.
Top Channel