Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit këtë të enjte.
Vendimi i Osmanit vjen pas dështimit të mandatarit të dytë për formimin e qeverisë së dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Tashmë jemi në fazën procedurale që parashihet me Kushtetutë se në rast të dështimit, vendi shkon në zgjedhje.
Ky është hapi i parë që duhet të ndërmarrë presidentja e cila pastaj duhet të shpallë ditën e zgjedhjeve.
Ndaj sot ka zhvilluar takim me partitë politike për të caktuar datën.
Në një reagim në rrjetet sociale nga Presidenca thuhet se “Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë,
Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”.
Top Channel