Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e tregut, poshtë urës së Mifolit.

Niveli i lumit ka arritur në 7.10 metra, çka ka bërë që tre banesa pranë urës së Mifolit të jenë të përmbytura. Po ashtu rrezikohen 12 banesa të tjera.

Ndërkohë, Shtabi i Emergjencave Civile është në gatishmëri por ka njoftuar dhe banorët e zonës, pasi sipas parashikimeve meteorologjike, në zonën e Përmetit dhe të Gjirokastrës, Memaliaj, pritet të ketë reshje të dendura shiu, të cilat mund të rrisin edhe më tej prurjet e Vjosës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta