Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, shpejtësia dhe moti i keq nxjerrin nga rruga dy automjete

20/11/2025 13:01

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë së janë bërë shkak për një aksident në afërsi të fshatit Mashkullore, në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë.

Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo bën me dije se në aksident janë përfshirë automjeti tip BMW dhe Volkswagen.

Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale, ndërsa efektivët e policisë rrugore ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta