15 hektarë nën ujë, reshjet përmbysin sipërfaqe të mëdha bujqësore në qarkun e Korçës
“Nuk doja ta vrasja, por u zumë se më pengoi rrugën me makinë dhe me hodhi spraj dregës në fytyrë”, kështu shprehet i riu shqiptar që akuzohet për dhunimin me vdekje të 58-vjeçar në Neo Kosmo të Athinës.
Nga kamerat e sigurisë u identifikua shqiptari Igli Shano, 29 vjeç, nga Bilishti, ndërsa bashkë me dy shokët e tij grekë iu afruan dhe dhunuan shtetasin grek, pas konfliktit që kishte lindur më parë për çështje parakalimi.
Sipas një dëshmie në dispozicion të autoriteteve, autori dyshohet se e ka kapur burrin nga koka dhe e ka goditur vazhdimisht në timon duke i shkaktuar dëme të rënda, të cilat i morën jetën.
Siç raportuan burimet policore, makina e viktimës ishte e mbuluar me gjak, ndërsa xhami i përparmë ishte i thyer”.
Top Channel