Vërshëllimat ndaj Granit Xhakës në Prishtinë, kreu i tifogrupit ‘Dardanët’ flet për “Shqipëria Live”: Nuk erdhi nga ne…

19/11/2025 15:14

Granit Xhaka u surpizua për keq mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes së Zvicrës me Kosovën, pasi tifozët e Kosovës e kanë vërshëllyer sa herë prekte topin.

Në “Shqipëria Live” ka folur sot kreu i tifo-grupit të ultrasve Lulzim Berisha, i cili u shpreh se vërshëllima kanë ardhur nga shqiptarët që ishin të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ai theksoi se vërshëllimat nuk kanë ardhur nga tifogrupi që ai drejton dhe se distancohen nga kjo ngjarje.

“Nuk jam dakord me vërshëllimat dhe dua të theksoj se nuk kanë ardhur nga grupimi ‘Dardanët’. Është vërshëllyer i gjithë ekipi i Zvicrës. Po e them që shqiptarët e kanë vërshëllyer Granit Xhakën. Mendoj që kanë njerëz që blejnë biletat online pa e ditur se në çfarë ndeshje po shkojnë. Unë kam lidhje të ngushta me babain dhe xhaxhain e Granitit. Unë kam shkuar vetëm ta takoj si mik, nuk kemi qenë duke debatuar”– tha ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta