Tronditëse në Vlorë, 36-vjeçari në Vlorë i jep fund jetës duke konsumuar medikamente bujqësore

19/11/2025 15:52
Foto Ilustruese

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë, ku një 36-vjeçar nga fshati Sherishtë ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente bujqësore.

Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, ngjarja ka ndodhur më 18 nëntor 2025, kur shqiptari A.S., 36 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Specialistët e Policisë kanë referuar materialet për vlerësim, ndërsa po hetohen rrethanat e plota të rastit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta