Sipërfaqe toke nën ujë dhe mungesë energjie elektrike, reshjet e shiut shkaktojnë probleme edhe në Finiq

19/11/2025 10:14

Edhe bashkia e Finiqit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar prezencë inertesh në rrugë dhe sipërfaqe toke nën ujë.

Po ashtu ka pasur edhe mungesë të energjisë elektrike. Aksi Muzin-Kranë ka prezencë uji dhe për pasojë rruga është bllokuar.

Lumi Bistrica ka shumë prurje rrezikon daljen nga shtrati, ndërsa hidrovori i bashkisë Vlorë dhe hidrovorët e Druk janë funksional.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta