Protesta e PD kundër Ramës në Kuvend, cilat janë dy deputetet që nuk i kthyen kurrizin kryeministrit

19/11/2025 12:37

Grupi parlamentar demokrat vendosi të protestojë në një mënyrë të pazakontë ndaj kryeministrit Edi Rama që u rikthye në Parlament për të folur për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Në momentin që Rama shkoi në foltore, deputetët e opozitës u ngritën në këmbë dhe i kthyen kurrizin kreut të qeverisë.

Megjithatë, jo të gjithë deputetët e PD-së iu bindën urdhrit për të reaguar në këtë mënyrë.
Siç duket edhe nga video, Greta Bardeli nuk ka lëvizur nga karrigia duke qëndruar përballë kreut të qeverisë.

Ndërsa Jozefina Topalli fillimisht lëvizi vetëm fare pak nga karrigia, por pa ia kthyer kurrizin.

Ndërsa në një moment tjetër kur kreu i qeverisë fliste në foltore, vihet re se dy deputetet janë larguar nga salla e Kuvendit.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta