Krimi ndërkufitar dhe emigracion ilegal, Task Forca Rajonale kundër Migracionit të Paligjshëm mblidhet në Tiranë Haki Çako, ka inspektuar situatën në urën e Mifolit, në zonën e Novoselës, si pasojë e prurjeve të larta të lumit Vjosë dhe rrezikut të mundshëm për daljen e tij nga shtrati.
Çako u shpreh se kjo zonë mbetet një pikë nevralgjike, ndërsa situata po monitorohet nga afër edhe në jug të vendit, në Gjirokastër dhe Memaliaj, ku pritet rritje e prurjeve të lumit dhe mundësi krijimi situatash problematike.
Sipas Çakos, ditët e fundit kanë shënuar reshje intensive, ndërsa edhe ditët në vijim parashikohet të kenë sasi të konsiderueshme shiu. Për këtë arsye, ai theksoi se e gjithë vëmendja e strukturave të emergjencës është përqendruar në terren, për të reaguar në kohë ndaj çdo zhvillimi.
Gjatë inspektimit, Çako është ndalur edhe te situata në qarkun e Vlorës, ku në Delvinë dhe Finiq ka pasur banorë të evakuuar për shkak të rrezikut. Ai deklaroi se synohet stabilizimi i situatës, ndërsa të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë nëse do të nevojiten evakuime edhe në fshatrat e Novoselës.
Aktualisht, niveli i lumit Vjosë ka arritur rreth 5 metra, ndërsa prurjet vijojnë të shtohen. Orët në vijim pritet të jenë vendimtare për situatën në urën e Mifolit.
Top Channel