VIDEO/ “A mendoni se ai është terrorist?”, moment i sikletshëm në Shtëpinë e Bardhë, pyetja e Elon Musk që… Vijojnë diskutimet në Kuvend, në lidhje me projekt-buxhetin 2026.
Deputeti i PS Eduard Shalsi iu drejtua deputetes së PD Jozefina Topalli duke i thënë që të mos “i fryjnë” ndarjes veri-jug, sepse nuk do t’i shërbejë për asgjë, ndërsa i kujtoi asaj se në çfarë ka bërë qeveria në kohën e Topallit.
“E mbaj mend fort mirë kur zonja në fjalë drejtonte Kuvendin, sesi silleshin ministrat dhe drejtorët e institucioneve në Komisione, si të fortë… Kur ka qenë hera e fundit që ke qenë në Shkodër? Mos i fryni kësaj historisë së ndarjes veri-jug, sepse as u ka shërbyer dhe as do t’u shërbejë sepse shqiptarët janë të zgjuar. Na dëgjojnë çfarë themi dhe shohin se çfarë bëjmë. Për deputetët që kanë qenë këtu, dinë të bëjnë dallimin midis asaj që bënit ju në kohën tuaj dhe asaj që bëjmë tani. Buzëqeshja ju ndihmon të menaxhoni mungesën e argumenteve edhe me lezet… bëni mirë që nuk e merrni seriozisht”, tha Shalsi.
Me ironi i është përgjigjur Topalli Shalsit, duke i thënë: Deputetin që sapo foli e njoh prej vitesh dhe e kujtoj vetëm për një fjali… “të paktën të vjedhim e lezet”.
Në atë kohë nuk ia kam marrë për të madhe se kam thënë që nuk paska as eksperiencë politike. Paskam gabu, ai nuk ka as inteligjencën minimale. Dhe një sugjerim, e mira është që ata që janë pijshëm, mos i lini të shkojnë te ajo foltorja aty.
Top Channel