Mungesë energjie elektrike dhe grumbullime ujërash, si paraqitet situata në qarkun e Korçës

19/11/2025 09:59

Në territorin e qarkut Korçë situata paraqitet e qetë dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përkatëse.

Nga të gjitha Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore nuk raportohen problematika madhore.

Dy situatat e izoluara të shfaqura mbrëmjen e djeshme në bashkinë Kolonjë dhe në aksin Ersekë–Leskovik u zgjidhën menjëherë nga ekipet në terren.

Reshjet me intensitet deri mesatar kanë sjellë prezencë inertesh dhe grumbullime ujërash në disa segmente rrugore, por ARRSH Rajoni Qendër-Lindje njofton se të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi garantuar nga ndërhyrjet e kontraktorëve. Aksi i ri Qukës–Qafë Plloçë vijon të monitorohet rregullisht.

Të gjithë fiderat që furnizojnë konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë funksionalë. Hidrovori i Pogradecit po punon normalisht.

Grupet operative të OSHEE dhe strukturave vendore janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike dhe garantimin e normalitetit në të gjitha zonat.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta