Moti i keq shkakton probleme me rrugët nacionale, aksi Burrel – Rrëshen gati i pakalueshëm

19/11/2025 18:52

Në rrugën nacionale Burrel – Skuraj dhe Burrel – Rreshen ka pasur probleme edhe gjatë ditës së sotme.

Në segmentin e Shkopetit ka pasur rënie të gurëve pothuajse në të  gjithë gjatësinë e tij. Edhe pse  firma mirëmbajtëse  ishte gjatë gjithë kohës  në terren, ky aks herë pas here rruga ka vijuar vetëm me një sens lëvizje. Për  fat të mirë  nga rënia e gurëve  në  rrugë nuk pati aksidente rrugore.

Problematike situata gjatë ditës së sotme ka pasur probleme edhe në  aksin tjetër  nacional Ura e Matit – Rrëshen, ku ka pasur rënie  të vazhdueshme të dherave.

Më problematik ishte segmenti në vendin e quajtur “Pujkë” ku në disa pjesë rruga është  kthyer me një sens lëvizje. Edhe pranë urës së Urakës vazhdojnë të ketë shembje të dherave.

Ajo që bie në sy gjatë këtyre dy ditëve  në këtë aks rrugor nuk ka pasur asnjë mjet për të larguar dherat nga rruga në mënyrë që ajo të jetë lehtësisht e kalueshme. Bllokimi i kanaleve kulluese e ka rënduar më tej situatën në këtë aks rrugor.

Ndërkohë, “Ura e Lufit” në Zenisht është gati në shembje pasi uji po gërryen bazamentin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta