Dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Kjo si pasojë e problemeve me motin, çka ka shkaktuar anomali në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në zona të shumta, kryesisht malore.
Burime nga OSHEE konfirmojnë se koha e keqe ka shkaktuar edhe dëme në fiderët që lidhin fshatrat me rrjetin energjetik.
Mungesa e energjisë nuk ka kursyer as qytetin e Gjirokastrës, ku në orët e mbrëmjes, duke vijuar edhe sot, ka mungesë të energjisë në lagjet e sipërme.
Ndërkaq, situata paraqitet problematike, pasi disa zona janë pa energji elektrike për më shumë se 12 orë, si njësitë administrative të Lopësit dhe Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës dhe Qesaratit në Memaliaj, si edhe të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherisë në Gjirokastër.
Përroi i Sopotit ka bllokuar lagjen Lenxat në Lazarat.
Reshjet e dendura të shiut bllokuan rrugën Antigone për shkak të rrëshqitjes së dheut, por u normalizua shpejt.
Një kasolle në lagjen Zinxhira është dëmtuar në anë të përroit, por aktualisht nuk ka rrezik për banesat.
Top Channel